Maqedoni

Gruevski: Maqedonisë i nevojiten njerëz të dëshmuar

gruevski-4-2-640x427

Maqedonia ka nevojë për njerëz të dëshmuar. Qëndrojmë para një vendimi historik për të ardhmen e vendit tonë. Është vënë në pyetje ekonomia jonë, identiteti kombëtar, kultura, gjuha, shteti. Më 15 tetor votoni për njerëzit që kanë arritur rezultate të gjithë i njihni, të cilët vazhdimisht kanë punuar edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të punojnë për një të nesërme më të mirë, porositi lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në tubimin parazgjedhor të kolacionit “Për Maqedoni më të mirë” të mbajtur në Strugë.

Ai i bëri thirrje qytetarëve të Strugës që përmes votës së tyre të dhënë për kandidatët e Kolacionit që zgjedhin vazhdimin e ndërtimit të shtetit të përbashkët, shoqërinë në të cilën të gjithë qytetarët do të jetojnë në harmoni dhe në paqe, pa ndarje, urrejte, me respekt reciprok.

Për programin e Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” tha se është real, me strategji vizionare për zhvillimin e vendit në dhjetëvjeçarin e ardhshëm, dokument për suksese të reja, përparim dhe avancim të vendit, mbi 150 mijë vende pune, paga më të larta, pensione, subvencione, shëndetësi më të mirë, arsim, demokraci më të fuqishme.
Kandidati për kryetar komune i Strugës i Koalicionit të VMRO-DPMNE-së Sejad Selakovski tha se është koha për përzgjedhje midis atyre që i kanë krijuar problemet dhe atyre të cilët qëndrojnë pas fjalës së dhënë.