Maqedoni

Gruevski: Këtë vit 5.500 pensionistë të rinj në banjë falas

Gjatë vitit të ardhshëm 5.500 pensionistë të rinj do të mund ta shfrytëzojnë shërbimin për mjekim falas në banjë, paralajmëroi sot kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

gruevski-1-640x363

“Nga informacionet të cilat i posedoj, këtë javë përfundon grupi i fundit i pensionistëve të cilët shfrytëzojnë qëndrim falas në banjë dhe me këtë për këtë vit rrumbullaksohet numri prej 5.200 personave të cilët falas kanë shkuar në banja ose gjithsej 38.000 nga viti 2020 kur ka filluar të zbatohet ky projekt”, tha Gruevski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas promovimit të 10 titujve të rinj nga edicioni për përkthimin e njëmijë librave profesionale dhe shkencore.

Ai theksoi se për vitin e ardhshëm sipas informacioneve të tij, veç më janë rezervuar mjete në Buxhet për 5.500 pensionistë të rinj.

“Për këtë projekt nga viti 2010 deri sot ka interes të madh te pensionistët dhe kënaqësi të madhe nga mënyra në të cilën po kryhet. Sondazhet të cilat i bën Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tregojnë se është shumë e lartë për qindja e pensionistëve të cilët janë shumë të kënaqur nga shërbimi dhe do të dëshironin sërish ta shfrytëzojnë”, theksoi Gruevski.