Maqedoni

Grubi: Shumica e lajmeve në medie janë rrena

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi është duke habitur opinionin publik me deklaratat e tij të fundit. Ai tashmë i ka shpallur luftë medieve duke i sulmuar dhe thënë se shumica e lajmeve në medie janë rrena, transmeton Tetova1.

grubi

“Këtë artikull e lexova në shtator të vitit të kaluar dhe më shërben më së miri për ta spjeguar lëmshin në të cilin gjendet opinioni publik.

Analiza i referohet politikës “Përtej së vërtetës” dhe Artit të gënjeshtrës duke spjeguar mirë vërshimin e lajmeve dhe tezave të rreme dhe ndikimin e tyre vendimtar tek publiku. Lajme të cilat lënë përshtypjen sikur të kanë diçka të vërtetë, por nuk mbështetën në asnje fakt.

Sot, e vërteta bëhet e rëndësisë dytësore.

Mbrëmë, presidenti amerikan në largim Obama, gjithashtu foli për këtë gjendje duke thënë që ndasia në rritje ka bërë edhe që njerëzit të gjejnë ngushëllim tek mediat dhe lajmet që i përshtaten bindjeve të tyre të paracaktuara, e jo tek faktet dhe e vërteta.

Edhe tek ne po ndodh e njejta për fat të keq.

Shumë nga lajmet në disa prej portaleve dhe mediave janë të rreme dhe si me inercion, njëri boton një gënjeshtër, të gjithë e marrin dhe e përcjellin sepse mashtrimi shitet më lehtë.

Ngjajshëm ndodh edhe me qëndrimet e politikanëve dhe partive politike të cilët me kokëfortësi përsërisin akuzat e tyre të pabaza gjersa të shëndërohen në bindje tek qytetari, njejtë si lajmet e rreme.

Kërkoni të vërtetën, kërkoni argumente, mos u ngushëlloni dhe mos u mjaftoni me leximin vetëm të titullit të ndonjë artikulli, por sfidojeni çdo informatë dhe përfundimin silleni vet, e mos u udhëhiqni nga tendencat mashtruese.”, shkroi Artan Grubi në llogarinë e tij në Facebook.