Maqedoni

Grubi kandidat për tu bërë i pari i Shkupit

Artan Grubi, deputeti dhe shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti sërish pritet ti hyjë garës për zgjedhjet lokale. Burime partiake nuk përjashtojnë që Grubi të rikandidohet për Qytetin e Shkupit, pasi që ai ishte kandidat edhe në zgjedhjet e kaluara lokale.

artan-grubi-ne-top-telma-780x439

“Po nuk përjashtohet mundësia e rikandidimit, pasi që arriti të sigurojë një numër të madh të votave. Por është Ali Ahmeti ai që më në fund do të vendos për çdo kandidaturë, ndërsa është e qartë se do të shkohet në garë me figura të reja partiake”, theksuan për INA, burime partiake pranë BDI.

Grubi në zgjedhjet lokale katër vite më parë arriti të fitojë rreth 40 mijë vota në Qytetin e Shkupit. Ai ishte edhe ndër më të votuarit në BDI në këtë cikël zgjedhor.