Maqedoni

Grubi: BDI nuk merret me federalizim, jemi për Maqedoni unitare

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka folur edhe një herë lidhur me Platformën Shqiptare. Gjatë debatit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Parlamentit, Grubi ka thënë se BDI është kundër federalizmit të Maqedonisë.

artan-grubi-ne-top-telma-780x439

“Gati dy ditë po mbytemi që të tregojmë të vërtetën . Ju them se platforma është shkruar në Naqedoni, ajo është nënshkruar për një Maqedoni evropiane, e asnjëherë për kantonizim e federalizim. Ajo është nxjerrë si pjesë e kërkesave shqiptare nga partitë shqiptare. Edhe një herë, platforma është nënshkruar në Shkup. Është pjesë nga premtimet e partive. Çështja e gjuhës është në rang të kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit. Të sqarojmë, BDI nuk merret me çështje të federalizimit dhe kantonizimit, por ajo angazhohet për Maqedoni unitare”, tha Grubi.