Maqedoni

Gjykata Administrative refuzon padinë e Ziadin Selës

Gjykata Administrative njoftoi se ka refuzuar si të pabazë padinë e Aleancës për shqiptarët të Ziadin Selës, kundër vendimit të KSHZ-së për zgjedhje të listave të kandidatëve për zgjedhje të anëtarëve të këshillave dhe kryetarëve të komunave.

selaaa_1482399920-6010184

Vendimi është sjellur në seancën e sotme të këshillit të gjykatës, në pajtim me nenin 67 të Ligjit Zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me vendim të Gjykatës Administrative padia e paditësit Aleanda për shqiptarët në Maqedoni, e përfaqësuar nga Alil Fetai, kundër vendimit të KSHZ-së, refuzohet si e pabazë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Paritia e Ziadin Selës “Aleanca për shqiptarët”, gjatë ditës së djeshme dorëzoi padi kundër vendimit të KSHZ-së, e cila “lejoi” që në zgjedhjet lokale RDK dhe UNITETI të marrin pjesë me të njëjtin emër dhe logo të partisë.

Përndryshe LR-PDSH e Ziadin Selës, RDK e Vesel Memedit dhe UNITETI i Gzim Ostrenit kanë qenë në koalicion të përbashkët nën emrin “Aleanca për shqiptarët”, emër me të cilin më vonë Sela e emëroi partinë e tij./