Maqedoni

Fillon paraqitja për regjistrim në Universitetin e Shkupit

Në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” -Shkup sot dhe nesër është paraqitja për regjistrim në vitin e parë të vitit akademik 2017-2018 .

109594394

Sipas konkursit për regjistrimin e studentëve në ciklin e parë të studimeve për vitin e ardhshëm akademik, vende të lira janë gjithsej 10.818. Prej tyre 5865 janë për studentë të rregullt për të cilët participimi shkollor është 200 euro, 3793 vende janë për studentë të rregullt me bashkëfinancim për studime me 400 euro në vit dhe 1116 për studime me korrespondencë që, gjithashtu paguhen 400 euro. Risi në konkurs është heqja e studimeve të disperzuara.

Kandidatët që nuk do të mund të paraqiten për regjistrim këtë javë, mund të paraqiten në afatin e dytë të regjistrimit më 4 shtator, ndërsa në fakultetet në të cilat ka vende të lira, afti i tretë për paraqitje për regjistrim është më 15 shtator.

Në konkursin në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup, janë shënuar dokumentet dhe kriteret dhe kushtet e regjistrimit, midis  të cilave është edhe dhënia e provimit të maturës shtetërore.