Maqedoni

Fillon fushata për Zgjedhjet lokale 2017

Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale te 15 tetorit prej sot edhe zyrtarishtë e fillojnë fushatën 20- ditore zgjedhore.

zgjdhjet

Lista me kandidatë për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë kanë parashtruar 19 parti dhe koalicione, ndërsa 64 janë nga grupe votuesisht.

Listat e kandidatëve për anëtarë të këshillave dhe listat e kandidatëve për kryetarë të komunave, të cilat do të parashtrohen nga parashtrues i njëjtë do të kenë numër të njëjtë rendor në të gjitha komunat.

Në komunën në të cilën nuk ka përfaqësues të vet numri adekuat i parashtruesit do të lihet dhe në vend të tij do të shkruhet numri rendor i bartësit të ardhshëm pa lënie të vendit të zbrazët.

LSDM rradhitet me numer rendor 19, VMRO-DPMNE – 7, Bashkimi Demokratik për Integrim – 3, Lëvizja BESA 14, Aleanca për Shqiptarët – 9, Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI) – 2, Lëvizja e Turqve – 8, Partia Demokratike Shqiptare – 15, Partia Demokratike e Turqve – 11, E Majta– 16, Partia për Prosperitet Demokratik – 17, PSDM – 1, BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët në Ohër dhe Manastir – 4. Fushata për rrethin e parë zgjedhor përfundon më 13 tetor në mesnate. Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërkaq do të mbahen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Fushata zgjedhore do të fillojë më 25 shtator në mesnatë dhe do të përfundojë më 13 tetor. Rrethi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24.