Maqedoni

Fillon Festivali i 32-të i teatrove të Maqedonisë “Vojdan Çernodrinski”

Me shfaqjen “Tregtari venecian” të Shekspirit në interpretim të Teatrit të dramës-Shkup, sonte në orën 20 në Shtëpinë e Kulturës “Marko Cepenkov” në prilep do të hapet Festivali i 52-të i teatrove të Maqedonisë “Vojdan Çernodrinski”. Në hapje të festivalit, Mitko Manxhukovit do t’i dorëzohet çmimi për vepër jetësore.

133161655

Në selektimin zyrtar në garë për çmime këtë vit janë edhe 11 shfaqje: “Figurae Veneris Historiae” (Poza dashurie të historisë) e Teatrit të Prilepit; “Krimi dhe dënimi” e Teatrit të Manastirit; “Rrëfimi shtatzënë” i Teatrit Komedi nga Shkupi; “I kaltri-qeni” i Teatrit shqiptar-Shkup; “Haj-faj” i Teatrit të Kumanovës; “Letra e Llazarit” e Teatrit të Shtipit; “Othello” e teatrit turk-Shkup; “Xhon Gabriell Borkman” i Teatrit të Strumicës; “Gropim” i Teatrit popullor të Maqedonisë; “Analfabeti” i Teatrit të Ohrit dhe shfaqja “Ana Komnena” e teatrit të Velesit.

Sipas selektorit dhe kryetar i Këshillit të Festivalit, Petar Temellkovski, FTM këtë vit ka program të pasur në të cilin së bashku me 12 shfaqjet nga programi zyrtr do të ofrojë gjithsejt 20 shfaqje.

FTM “Vojdan Çernodrinski” do të zgjasë deri më 16 qershor, ndërsa në natën përfunduese, për nder të të shpërblyerve, Opera dhe Baleti i Maqedonisë do ta interpretojë muzikalin “Fshehtësia ime” në nder të Toshe Proevskit. për shkak të interesimit të madh janë paralajmëruar dy shfaqje të muzikalit.