Maqedoni

Ekonomia e vendit po shkon drejt greminës

“Të gjithë institucionet relevante ndërkombëtare sikurse është Banka Botërore dhe FMN projektojnë pasqyrë të zezë për ekonominë e Maqedonisë vetëm disa muaj pas ardhjes në pushtet të LSD” thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE.

vmro

Qytetarët janë buzë greminës, shpenzimet rriten, kurse pagat zvogëlohen. Për shkak të politikës dështuese të cilën e aplikon LSD me të cilën stopohen të gjitha investimet kapitale të cilat i kishte filluar VMRO ekonomia e vendit po shkon drejt kolapsit të përgjithshëm. LSD  e stopoi ndërtimin e autostradave, ndërtimin e qendrës klinike Nëna Terezë në Shkup,  si dhe ndërtimin e një numri të madh të shkollave dhe çerdheve në të gjitha komunat e vendit, me ç ka shkaktoi rënie të  industrisë së ndërtimit dhe me këtë shkaktoi edhe ulje në 25 degë tjera të industrisë të cilat janë të lidhura ngushtë me  atë thuhet në komunikatën e VMRO. Politikat e dështuara të LSD dhe Zaevit kontribuon në uljen e pagave në vlerë prej 0.7 për qind thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE