Maqedoni

Diplomatët serbë tërhiqen në Beograd, përforcohet siguria para Ambasadës në Shkup

Të gjithë diplomatët e Ambasadës së Republikës së Serbisë në Republikën e Maqedonisë u tërhoqën në konsultime urgjente në Beograd. Tani për tani nuk ka informacion zyrtar se cila është arsyeja për tërheqjen.

133537595

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë informon se ka qenë e njoftuar nga ana e Ambasadës Serbe se personeli do të tërhiqet në konsultime në Beograd,  por ajo nuk e di se cila është arsyeja.

“MPJ sot ka marrë notë nga Ambasada e Serbisë në Shkup, në të cilën është njoftuar se personeli i Ambasadës është ftuar për konsultime në Beograd. MPJ e Maqedonisë nuk është e njohur me arsyet e këtij vendimi dhe në këtë drejtim po vendos komunikim me MPJ-në e Serbisë në drejtim të vërtetimit të arsyeve për këtë veprim. Sipas dispozitave përkatës të Konventës së Venedikut për Marrëdhënie Diplomatike, institucionet përkatëse të Maqedonisë po ndërmarrin masa për mbrojtje të sigurisë dhe integritetit të ambasadës së Serbisë në Shkup”, thuhet në njoftimin nga MPJ-ja.

Ambasadorja serbe Dushanka Divjak Tomiq për mediat serbe deklaroi se tani për tani nuk mund të komentojë situatën dhe paralajmëroi më tepër informata gjatë ditës së sotme.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë informojnë se pas njoftimit nga MPJ-ja se Ambasdada e Serbisë tërhiqet në kosultime në Beograd, pas kërkesës së Ambasadës, morën masa të rritjes së sigurisë në objektin e tyre.