Maqedoni

Dekoratë franceze për Teuta Arifin

Ambasadori francez në Maqedoni, Kristian Timonie, në emër të presidentit të Republikës së Francës, do ta dekorojë Teuta Arifin me mirënjohjen Oficere e Rendit nacional për merita.

teuta

“Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës, ish-zëvendëskryetare e Qeverisë e angazhuar për çështje evropiane dhe frankofone e përkushtuar, e merr këtë mirënjohje të rëndësishme franceze për meritat e saja të posaçme për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe proceseve eurointegruese në Maqedoni”, ceket në kumtesën nga Ambasada e Francës.

Dekorata për Merita nacionale të Francës, e vendosur në vitin 1963 nga ana e gjeneralit De Gol, është një ndër mirënjohjet më prestigjioze franceze. Me të shpërblehen persona ushtarak ose civil, francezë apo të huaj, të cilët kanë merita të posaçme për Republikën e Francës. Mirënjohja ndahet me dekret të presidentit të vendit.