Maqedoni

Çairi i “mbytur” në kaosin urbanistik (FOTO)

Vazhdon të krijohet situatë alarmuese në Komunën e Çairit me urbanizimin e parqeve dhe gjelbërimeve, në vend të të cilave ngrihen shtëpi private, pallate dhe biznese. Në disa lokacione në Çair në vend të parqeve janë ndërtuar ose po ndërtohen ndërtesa të ndryshme, duke ngulfatur ambientin edhe ashtu të dendur të kësaj komune, raporton Portalb.mk.

nd-rtesa-n-serov-480x640

Banorët po ashtu ankohen për mungesë të dukshme të parkingjeve, duke thënë për Portalb.mk se kjo gjë krijon një kaos të vërtetë në këtë komunë. Madje edhe ndërtesat e reja të banimit, nuk plotësojnë nevojat e banorëve për parkim, duke uzurpuar kështu veturat të gjithë trotuarin dhe ato pak mjedise të gjelbra që kanë ngelë të paprekura.

Cair, ndertime murri qe shembet (5)

“Në këtë komunë njeriu frikësohet edhe të blejë banesë me park përpara, sepse nesër mund të të ndërtohet një tjetër objekt dhe komshiun ta kesh larg pesë metra nga ballkoni jot. Nuk e di pse lejohet kjo gjë, plus këto shtesat e banesave janë jashtë të gjitha standardeve, uzurpojnë hapësirën e gjelbër prishin planin urbanistik dhe askush nuk reagon madje as nuk i pengon ata”, tha Blerim E., banor.

“Siç po e shihni edhe vet lërë që objektet e reja nuk na lënë të marrim frymë, gjithashtu edhe trotuaret dhe parqet janë shndërruar në parkingje për makinat e shumta që qarkullojnë në këtë komunë. Komuna vazhdon gjumin. Shkatërruan komunën fale korrupsionit dhe parave që marrin për mos të bë zë”, tha Irfan K., banor.

Shkatërrimi i zonës së gjelbër në Çair

Shkatërrimi i zonës së gjelbër në Çair

“Rrugët janë shumë të ngushta, ndërtohen banesa të reja shumëkatëshe kurse nuk kanë parking. Sot secila familje pothuajse ka nga një makinë, tani kanë bllokuar gjithë rrugët. Kaos mbizotëron në këto lagje, secili punon e ndërton në kokë me vete. Nuk ka fare rregull, po të kishte, komuna nuk do lejonte një gjë të tillë”, tha R.A., banor.

Nga ana tjetër nga Komuna kohë më parë u arsyetuan se nuk mund të merren ende masa lidhur me ndërtimet e egra pasi që procedura e legalizimit të pronës ende nuk ka përfunduar, dhe e njëjta kur të jetë gati, atëherë do të merremi me këtë çështje.
Rruga Çair

Ndërkaq një arkitekt i cili deshi të jetë anonin sqaroi për Portalb gjendjen momentale në këtë komunë shqiptare të Shkupit.

“Shumë ndërtime me parregullsi kanë kaluar në komunë, kanë kaluar ndërtesa të cilat nuk kanë pasur të rregulluar hapësirat e parkingut e shumë të tjera. Gjithashtu ka rregullore se sa afër duhet të jenë ndërtesa nga ndërtesa, hapësira në mes duhet të jetë e caktuar, kurse në Çair nuk shikohet as largësia e as lartësia e ndërtesës. Gjithashtu kjo komunë nuk respekton zonat e gjelbra të cilat janë shkatërruar tërësisht. Faji nuk mund t’i hidhet askujt tjetër përveç komunës. Sepse Sektori për urbanizëm i miraton planet e më pas i dërgon ministrisë për nënshkrim”, thotë arkitekti.

Ndryshe, Çairi vite më parë u shpall komuna më e dendur në Evropë, ndërsa dendësia vazhdon e rritet edhe më tepër duke ndërtuar në çdo park dhe në çdo hapësirë.

Burimi: Portalb.mk