Maqedoni

Bujar Osmani shef i shtabit zgjedhor të BDI-së në Çair

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dega Çair ka vendosur që Bujar Osmani të emrohet shef i Shtabit Komunal të Çairit për zgjedhjet lokale të tetorit.

osmani

“Bujar Osmani do ta udhëheq Shtabin Komunal të BDI-së në Çair. Ëështë treguar menazher i mirë në drejtimin e institucioneve dhe detyrave shtetërore, madje ka qenë një nga zëdhënësit më të mirë që ka artikuluar politikat e BDI-së. Besoj që Bujar Osmani ta çojë edhe në një fitore të re BDI në Çair”, thonë burime partiake për Zhurnal.mk

Ashtu edhe siç ka njoftuar Zhurnal, tanimë kandidatë i BDI-së për komunën e Çairit është zgjedhur Visar Ganiu, kandidatura e të cilit pritet të zyrtarizohet me kanidaturatë e komunave tjera nga kryesia partiake.

Edhe dega e BDI-së në Gostivar ka vendosur që Bashkim Hasani të drejtojë Shtabin partiak në zgjedhjet lokale, ndërsa kandidati i BDI-së për Gostivarin vetëm se është “betonuar” e ai është kryetari aktual i Gostivarit Nevzat Bejta.

Përndryshe, Hasani ka kryer studimet në Universitetin e Shkupit dhe nga viti 2008 deri në 2013 ka qenë drejtor i Qendrës së Kulturës së Gostivarit.