Maqedoni

BPRM: Ulet norma e interesit të bonove të thesarit për 0,25 për qind pikë

Norma e interesit e bonove të thesarit do të ulet për 0,25 për qind pikë plotësuese dhe do të jetë 3,5 për qind, ndërsa oferta e bonove të thesarit do të rritet prej 23.000 milionë denarë, vendosi Komiteti për politikë operative monetare i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM).

bp

Siç kumtoi BPRM-ja, reagimi i këtillë i politikës monetare është reflektim i stabilizimit të mëtejshëm të pritjeve të subjekteve ekonomike dhe të rritjes së likuiditetit strukturor të sektorit bankar.

“Sinjalet për stabilizim edhe më tej janë të dukshme në dy pikat ku kriza politike kishte efekte më të mëdha – tregu devizor dhe depozitat në sistemin bankar”, njofton banka Qendrore.

BPRM-ja edhe gjatë dhjetorit intervenon me blerje të devizave, i gjashti muaj pandërprerë, me shumë relativisht të madhe, me ç’rast edhe për gjithë vitin intervenimet janë në drejtim të neto-blerjes dhe kanë kontribut pozitiv drejt ndryshimit të rezervave devizore.

“Njëherit, të dhënat fillestare të dhjetorit udhëzojnë në rritje të mëtejshme të përforcuar të kursimit të popullatës në sistemin bankar. Këto të dhëna tregojnë edhe preferenca të shfaqura të popullatës për dispozion me valutë vendore. Realizimet e volitshme vërehen në kushte të vlerësimeve të mëtejshme pozitive për stabilitetin e fundamenteve ekonomike”, informon BPRM-ja.

Lidhur me aktivitetin ekonomik në ekonominë e Maqedonisë, numri i treguesve për kuartalin e katër të vitit deri tani është i kufizuar, ndërsa lëvizja e tyre jep sinjale të ndryshme, për shkak se, thekson banka, tani për tani vështirë mund të jepet vlerësime më të sakta.

“Të dhënat e fundit për inflacionin për vitin 2016 tregojnë se ndryshimi mesatar vjetor i çmimeve konsumatore vendore mbetet në zonën negative (-0,2 për qind, në mesatare), gjatë çmimeve më të ulëta të ushqimit dhe energjisë. Nga ana tjetër, inflacioni bazik shënon norma pozitive vjetore të rritjes. Realizimet e inflacionit në dhjetor tregojnë në inflacion më të ulët nga ai i projektuari, ndërsa pritjet për çmimet importuese janë rishqyrtuar në drejtim të ndryshëm, për çfarë arsye edhe rreziqet rreth projeksionit të inflacionit për periudhën e ardhshme vlerësohen si të baraspeshuara”, qëndron në kumtesën nga BPRM-ja.

Të dhënat fillestare për sektorin fiskal për vitin 2016, siç shtohet, tregojnë për deficit më të vogël buxhetor në krahasim me vitin paraprak, ndërsa me këtë edhe mirëmbajtje të procesit të konsolidimit fiskal viti i dytë me radhë.

Në seancë u konstatua se në dhjetor likuiditeti në sektorin bankar shënoi rritje mujore relativisht të lartë, kryesisht për shkak të intervenimeve të bankës Popullore për blerje të devizave nga bankat mbështetëse (në vlerë prej 63,45 milionë euro). Bankat kishin tepricë të devizave të gjeneruara nga lëvizjet më të volitshme në transaksionet me klientët, para së gjithash firmat. Ofertë të rritur kishte edhe nga këmbimoret, si efekt sezonal para festave të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, ndërsa me personat fizik janë regjistruar lëvizje stabile dhe neto-blerje të devizave.

“Me këto lëvizje në dhjetor, realizimet e përgjithshme të tregut devizor në kuartalin e fundit të vitit janë kryesisht të volitshme, me ç’rast bankat në transaksionet me klientë realizojnë neto-blerje të devizave, tremujori i dytë i njëpasnjëshëm. Realizimi i tregut devizor, si dhe aftësimi i pozicioneve të larta devizorë të bankave në kushte të rritjes së kreditimit me komponentë valutore, mundësuan që Banka Popullore të blejë gjithsej 182,75 milionë euro në gjysmën e dytë të vitit, që është më shumë se shitjet në periudhën e jostabilitetit të tregut devizor në tremujorin e dytë, Me këtë, në bazë përmbledhëse në vitin 2016 Banka Popullore regjistron neto-blerje të deviazve në vlerë prej 16.5 milionë eurove, me çka e ka rritur likuditetin në sistemin bankar”, thekson BPRM.

Krahas intervenimeve devizore, në drejtim të rritjes së likuiditetit të bankave në vitin 2016 kanë ndikuar edhe transaksionet e shtetit. Bankat kryesisht e orientojnë likuiditetin e lartë të denarit në depozitat e disponueshëm tek Banka Popullore.

Të dhënat për rezervat devizore në dhjetor tregojnë rritje, para se gjithash, parashikon BPRM, si rezultat të intervenimeve me blerje të devizave, që udhëzon në rrjedha të volitshme të bilanceve pagesore. Rezervat devizore janë më të larta gjatë gjithë vitit 2016, me efekt më të shprehur mbi rritjen e tyre nga transaksionet e shtetit dhe depozitat devizore të bankave tek BPRM.

Nga aspekti i strukturës valutore të kursimit të popullatës, kundrejt tre mujave paraprakë kur kontributi i komponentës së denarit dhe devizave në rritjen e depozitave ishte relativisht i harmonizuar, në dhjetor të vitit 2016 pothuajse 90 për qind e rritjes së kursimit të popullatës është në denarë.

Rritja e bazës së përgjithshme depozitare të bankave në dhjetor arrin 5,7 për qind në bazë vjetore, që paraqet përshpejtim të rritjes vjetore, e cila njëherit është më e lartë nga e projektuara.