Maqedoni

BPRM: Rritje e kredive konsumatore dhe banesore, ulje te kreditë automobilistike

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka të bëjë me rritjen e kreditimit të amvisërive. Te kreditimi korporativ është shënuar ulje.

132348621

Të dhënat e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë tregojnë se kreditë e amvisërive kanë rritje mujore prej 0,8 për qind, ndërsa 9,8 për qind në nivel vjetor, me ç’rast pjesa më e madhe e rritjes ka të bëjë me rritjen e plasmanit të denarit.

Midis kredive të lejuara, kreditë konsumatore kanë shënuar rritje mujore prej 1,1 për qind, ndërsa ato banesore prej 0,5 për qind. Rritja vjetore te kreditë konsumatore është 12 për qind, ndërsa te banesore 13,7 për qind. Te kreditë automobilistike është vazhduar trendi tatëpjetë, ku në nivel mujor ulja është 0,9 për qind, ndërsa 10,8 për qind vjetor. Rritje është vërejtur te kreditë e lejuara të kartelave kreditore prej 0,5 për qind. Rritje në nivel mujor dhe vjetor  prej një respektivisht 4,5 për qind ka te saldot negative të llogarive vijuese. Kreditë e lejuara për qëllime tjera shënojnë ulje në nivel mujor prej 0,6 për qind, ndërsa në nivel vjetor rritje prej 1,5 për qind.

Kreditë e ndërmarrjeve shënojnë ulje prej 0,2 për qind si rezultat i uljes së kreditimit devizor, i cili, siç theksojnë nga BPRM-ja, e tejkalon rritjen e kreditimit në denarë.

Sipas të dhënave të BPRM-së, depozitat në korrik shënojnë ulje të vogël prej 0,1 për qind ku ulja e depozitave të amvisërive e tejkalon rritjen e depozitave nga sektori korporativ. Në bazë vjetore, depozitat janë rritur për 7,3 për qind, gjatë kontributit më të theksuar të sektorit korporativ.

Depozitat e amvisërive shënojnë ulje mujore prej 0,4 për qind, kryesisht për shkak të uljes mujore të parave të depozituara. Në bazë vjetore depozitat e amvisërive janë më të larta për 5,4 për qind, gjatë rritjes dhe te depozitat në denarë dhe ato devizore.

Depozitat e sektorit korporativ shënojnë rritje mujore dhe vjetore prej 0,6 për qind gjegjësisht 11,4 për qind. Kontribut më të rëndësishëm kanë paratë e depozituara dhe depozitat devizore afatshkurta