Maqedoni

Blic: Shërbime e Maqedonisë i kanë ndjekur diplomatët serb

Është konfirmuar se shërbimet e zbulimit të Maqedonisë në mënyrë të paligjshme i kanë ndjekur diplomatët serb, ndërsa në aktivitetet e intelegjencës janë përfshirë edhe forca të huaja, publikon sot gazeta serbe “Blic.

ambasada-serbemk

“Diplomatët serb janë ndjekur pa kurrfarë arsye, ndërsa në ndaj tyre është zbatuar madje edhe metodë e frikësimit. Një pjesë e presionit që është kryer ka qenë me aprovim të të huajve”, pohon burim anonim për gazetën beogradase.

“Mejnjëherë, pasi këto njohur na janë konfirmuar, reaguam me qëllim që t’i mbrojmë nëpunësit tanë”, thotë burimi të cilit i referohet “Blic”.