Maqedoni

Bekteshi: Akreditimi mjet për përforcimin e ekonomisë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot mori pjesë në solemnitetin me rastin e shënimit të ditës botërore të akreditimit, në organizim të Institutit për akreditim të Republikës së Maqedonisë.

bekteshi

Duke shfrytëzuar mundësinë për një përmbledhje të rezultateve të kësaj fushë dhe trendet për avansim, ministri Bekteshi theksoi se një prej faktorëve kyq të secilës infrastrukturë kombëtare, si në botë ashtu edhe tek ne, e cila në thelb është një mjet për rritjen e ekonomisë, është  pikërisht akreditimi.

“Në prag të vitit të 15-të të ekzistencës dhe funksionimit të suksesshëm të organit kombëtar për akreditim, mund të them se ky instrument, shoqërinë tonë ekonomike e përdorë në të gjitha paraqitjet e saja si instrument i rregullatorit dhe  si “pasaportë” për qasje të lirë në tregjet botërore ekonomike”, tha Bekteshi.

Ai shtoi se këtë vit, motoja e ngjarjes është “Akreditimi – sigurim i mirëbesimit gjatë ndërtimit dhe ndërtimi i mjedisit jetësor”, që edhe më shumë thekson kompleksitetin dhe rëndësinë e rolit që ka akreditimi në jetën tonë të përditshme, veçanërisht në periudhën kur shënohet rritje e vazhdueshme e ndërtimeve te ne, gjegjësisht paraqitet oferte më e madhe në tregun e patundshmërive.

“Para të gjithë ne blerësve potencial shtrohet pyetja  si ta bëjmë zgjedhjen e duhur për ndërtime  kur kemi një ofertë kaq të madhe? Përgjigja qëndron në cilësinë e ofruar, që do të thotë përdorimi i produkteve të testuara të ndërtimit,realizimi dhe mbikëqyrja nga stafi profesional dhe i kualifikuar, përzgjedhja e një lokacioni të besushëm dhe të sigurtë për ndërtim. Por, cilësia e nevojshme dhe siguria garantohen përmes akreditimit gjegjësisht përmes dhënjes dhe shfrytëzimit të shërbimeve akredituese për testim, inspektim  dhe certifikimin e të gjitha burimeve, që kanë qasje edhe tek ne duke falenderuar punën e Institutit për Akreditim,interesit ekonomik në rritje dhe vetëdijen tek organet për vlerësimin e konformitetit që të ofrojn lloj të këtilllë të shërbimeve në treg”, sqaroi Bekteshi.

Edhe pse akreditimi bëhet në bazë vullnetare,duket se kemi nevojë për një ekonomi të shëndoshë dhe konkuruese. Procesi i forcimit të ekonomisë, rritja e konkurrueshmërisë së prodhimeve vendore  si dhe përmirësimi I tyre në nivel teknologjik është siguruar përmes marrëveshjeve ndërkombëtare për njohje të ndërsjellë të organeve të akreditimit, nënshkrues i së cilës është edhe ky Institut. Ata mbështesin tregtinë e lire, qarkullimin e lehtë të mallrave dhe shërbimeve por rëndësi të veçantë ka fakti se kompanitë e Maqedonisë kanë trajtim të barabartë me konkurrentët e tyre nga tregjet evropiane dhe botërore, që paraqet përfitim të interesit kombëtare.

Drejtori i Agjencisë për akreditim Tërpe Ristovski theksoi se këtë vit fokusin kanë vënë në pjesën e ndërtimeve.

“Vitin e kaluar për herë të parë Instututi ka akredituar dy organe te certifikuara që japin certifikata për prodhime ndërtuese. Paraprakisht në Maqedoni të gjithë prodhuesit e prodhimeve ndërtimore ishin të obliguar që t’i dërgojnë jashtë vendit prodhimet e tyre për t’i certifikuar, ndërsa tani iu mundësohet që edhe nëpërmjet organeve tona të akredituara ta bëjnë këtë”, tha Ristoski.

Ai potencoi se mjedisi jetësor është plotësisht e mbuluar me ingerencat që ka Instituti për akreditim,para se gjithash laboratorët testues. Në fakt, Instituti deri tani ka dymbëdhjetë trupa inspektuese nga fusha e mjedisit jetësor dhe numri i tyre është vazhdimisht në rritje.

Ceremonia për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të akreditimit përfundoi me dorëzimin e 42 certifikatave për akreditim dhe ri-akreditim të organeve nga zona të ndryshme për periudhën qershor 2016 – maj 2017.