Maqedoni

BDI-ja i kumtoi emrat e zëvendësministrave

Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë i kumtoi emrat e kandidatëve për zëvendësministra në qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

bdi-logo

“Zëvendësministër i Punëve të Brendshme, do të jetë Agim Nuhiu, zëvendësministër i Mbrojtjes, Bekim Maksuti, zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, Visar Ganiu dhe zëvendësministre e Financave, Shyrete Elezi”, kumtoi Sekretariati për informim i partisë.