Maqedoni

Artin Spahiu atakon sërish Hadi Osmanin

spahiu

Artin Spahiu

Hadiu ishte ripërgjigjur ?!

Me të vërtetë sot e kam kam kuptuar se ai ishte i gjorë 🙁

Më keq më erdhi se ai kishte përmendur shumë shpesh djalin e tij, i cili pa faj do të jetë i turpëruar nga veprimet e babit të tij. Po po, Hadi! Ti sot me krenari tregon se 70 mijë shqiptarë kanë votuar për LSDM-në, gjë që s’është e vërtetë-eksagjërim. Po nejse shpirti tradhëtar bën edhe gjëra të tilla.

I gjori, mungësën e argumentit ishte munduar ta mbulojë me ofendime dhe shpifje. I gjori i gjor! Çfarë të bën mendja dhe shpirti, s’ta bën as edhe një ushtri me kundërshtarë.

Hadi, unë akoma them se populli nuk gabon. Por e kam fjalën për popullin e vërtetë, jo për servila e pakurizorë. Në çdo fis ka nga një pis.

Hadi, shqiptarët përsëri vendosën për shqiptarê,për partitë shqiptare, ndërsa shqiptarër qyqarë si puna jote, edhe pse i dhanë ” bythën” LSDM-së, nuk arriti ta fiton Gruevskin

Gruevski nuk u rrêzia nga ju dhe Zaevi, por nga partitë shqiptare që nuk pranuan të bëjnë koalicion me të. Prandaj Hadi unë nuk kam ndërmend të kërkoj falje se kam përmendur tradhtinë gjersa ju nuk turpëroni për atë që keni bërë.

Me keqardhe e them, atë djalë tëndin që ty ke përmendur shumë herë, ty do e lesh me njollë të madhe në jetë. Prandaj Hadi unë këtë e mbyll sërish me thënien e Gjeneral Elez isufi por duke e adoptuar në kohën dhe rrethanat e sodit:

Sikut edhe dielli do më vinte nga Zevi , nuk do e doja as diellin!

Punë të mbarë dhe suksese në veprimtarinë tuaj si teknin!

Një sugjerim:

Mos turpëro Mateçin legjendar dhe të paktën, nëse i thuash vetes gazetar , Hadi mëso drejtshkrim! Por edhe një pyetje për fund : a e din se egziston shkronja “rr” (r-ja e fortë) në alfabetin e gjuhës shqipe dhe ku përdoret?