Maqedoni

Ankohen haraçinasit: Zoran Zaev dhe Taravari na mashtruan për Ambulantën

Haraçinasit vazhdojnë të përballem me problemet e ambullantës edhe pse para disa kohësh Arben Taravari, ministri i shëndetësisë, në qeverinë e Kyeministrit Zoran Zaevi, u kishte premtuar haraçinasve ambullancë e cila do të punonte 24 orë përfshirë edhe kujdestarinë e mjekëve.
ambulanta
Në emailin e redaksisë së Almakosit ka ardhur një email me të cilën vetë banorët e dononcojnë Taravarin se ambulanta e Haraçinës ka qenë vetëm një manipulim i radhës. Madje banorët na kanë dërguar edhe foto për të vërtetuar se atë që e kanë dërguaar është realiteti, që do të thotë se ambulanta nuk punon. Taravari para 10 ditëve kishte deklaruar se ambulanca do të punojë 24 orë.
-Sot duke i falënderuar doktoreshës, e cila siguroi mjekë të cilët do të punojnë 24 orë në ditë dhe kjo do të vlejë për 7 ditë gjatë javës, arritëm suksesin që të kemi funksionale një ordinancë të përgjithshme 24-orëshe. Kështu do të ishte mirë që këtë ta organizojmë në të gjitha regjionet e Maqedonisë edhe të Shkupit”ka thënë ministri Taravari me datë 7 shtator në Haraçinë. Por sipas banorëve të gjithë banorët e Haraçinës që kanë nevojë për mjek në Ambulancën e Haraçinës në orët e vona duhet të drejtohen ose në ambulancë privare ose të shkojnë në lagjen e Maxharit, njofton Almakos.