Maqedoni

Anevski ka dhënë dorëheqje për shkaqe personale dhe familjare

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Petar Anevski, sot ka dhënë dorëheqje nga funksioni. Dorëheqjen, siç brifojnë nga Këshilli, e ka dhënë për shkaqe familjare.

anevski

Anevski ka dhënë dorëheqje vetëm nga funksioni i kryetarit, por edhe më tej mbetet anëtar i Këshillit.

“Anëtarët e Këshillit do të vendosin për dorëheqjen time ditën e enjte. Nëse do ta pranojnë ose jo, ai është vendimi i tyre. Pa dallim të dorëheqjes edhe më tej mbes në funksionin anëtar i Këshillit të prokurorëve publikë sepse jam përzgjedhur nga PTHP Manastir dhe do të vazhdoj me këtë funksion nga 1 shtatori nëse pranohet dorëheqja ime. Funksioni im skadon në vitin 2020 dhe kam edhe tre vjet për ta kryer funksionin anëtar i Këshillit të prokurorëve publikë”, deklaroi Anevski.

Në seancën e sotme të Këshillit, për u.d. prokurore publike e RM-së është emëruar prokurorja Liljana Spasovska. Ajo do ta kryejë detyrën deri në emërimin e prokurorit publik të RM-së.

Petar Anevski ishte zgjedhur kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë më 30 qershor të vitit 2014. Në krye të Këshillit erdhi nga Prokuroria e Lartë në Manastir.

Sipas Ligjit për Këshill të Prokurorëve Publik të RM-së, kryetari i Këshillit zgjidhet nga anëtarët e Këshillit, nga radhët e prokurorëve të zgjedhur publikë, me shumicë votash nga numri i përgjithshëm me votim të fshehtë. Këshilli i Prokurorëve Publikë, në pajtim me ligjin, duhet të numërojë 11 anëtarë.