Maqedoni

Ali Ahmeti në përkrahje të plotë kandidatëve të BDI-së në balotazh

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot vijon me vizitat në teren në vigjilje të rrethit të dytë zgjedhor në të gjitha komunat ku BDI garon në balotazh për t’ju dhënë përkrahje pa rezervë kryetarëve të ardhshëm të komunave nga radhët e BDI.

ahmeti

Ahmeti sot do të qëndroj në Zhelinë, Vrapçishtë dhe Çegran për të takuar strukturat partiake dhe qytetarët e këtyre anëve për t’i siguruar ata që BDI me të gjitha kapacitetet qëndron prapa Fatmir Izairit në Zhelinë, Gajur Rushitit në Vrapçishtë dhe Nevzat Bejtës në Gostivar.

Bashkëpunimi me pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ janë garanci më e mirë për zbatimin e programit të kandidatëve për kryetar komunash dhe Ahmeti do t’i siguroj qytetarët që do të qëndrojë pas realizimit të zotimeve programore të BDI-së në çdo komunë.

Gjatë gjithë javës, Ahmeti dhe ekipe të funksionerëve të BDI do të vijojnë me vizita në të gjitha komunat ku zhvillohet balotazhi i zgjedhjeve lokale për të shpreh përkrahjen e plotë për kandidatët e BDI në mënyrë që të rikonfirmohet fitorja e madhe e rrethit të parë zgjedhor më 15 tetor.