Maqedoni

Ahmeti: S’kemi bërë marrëveshje të fshehta, me rëndësi është njerëzit të votojnë lirshëm

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me kryeministrin Edi Rama ka thënë se ishte një takim shumë i dobishëm ku ka informuar Ramën për rrjedhat politike në vend për zgjedhjet që u zhvilluan në vend, ku siç tha, “kishte një interesim shumë të madh nga ana e Ramës”.

ahmeti1

“Rama inkurajoi të vazhdojmë edhe në rrethin e dytë që Maqedonia të vazhdojë me proceset e nisura, reformat e mirëfillta, në gjyqësi, rrugës së nisur euro-atlantike që të jemi të suksesshëm. Më informoi edhe mbi rrjedhat politike në Shqipëri, pra ishte një informim reciprok mbi zhvillimet në dyja vendet”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se Rama nuk ka ardhur këtu për të bërë Platformën e Shkupit, por që është pjesëmarrës në Samitin që po mbahet në Shkup.

Në pyetjen se çfarë presin në rrethin e dytë, Ahmeti me përgjigje që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë.

“Nuk kemi bërë marrëveshje të fshehta, me rëndësi është njerëzit të votojnë lirshëm të përcaktohen lirshëm për më të mirët që do drejtojnë komunat. Deri tani nuk ka ndonjë veprim të fshehtë ashtu si që kemi qenë transparent deri tani”, ka thënë ai.

Në pyetjen nëse preson përkrahjen e LSDM-së në Strugë, Tetovë, Çair…, Ahmeti me përgjigje:

“Ne kemi marrëveshje parazgjedhore me LSDM-në, do përpiqemi të prodhojmë klimë pozitive për qytetarët që të materializohet në dobi të qytetarëve, stabilitetit dhe procesit”, ka thënë Ahmeti.

“Nuk ka pasur platformë të Tiranës, ka qenë një tezë e shpifur sepse ‘Aleksandar pallas’ nuk ndodhet në Tiranë, por në Shkup”, ka nëvizuar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.