Maqedoni

Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve deri më 14 shtator

Afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale është 14 shtator, informojnë nga Komisioni Shtetëro Zgjedhor.

zghedhjet-ne-maqedoni-933x445

KSHZ kanë njoftuar gjitha komunat dhe Bashkinë e Shkupit se janë të detyruara që deri më 11 gusht publikihst të publikojnë lokacionet dhe çmimet për reklamim dhe bilborde, ndërsa më së voni deri më 25 gusht janë të detyruar të publikojnë kushtet për marrjen e të drejtës për shfrytëzimin e vendeve ku do të vendosin pllakata zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashu KSHZ ka njoftuar komunat dhe Bashkinë e Shkupit se mjetet për organizimin e zgjedhjeve lokale kanë siguruar nga buxheti i komunave dhe Bashkisë së Shkupi, dhe se ato i posedojnë Komisionet Komunale Zgjedhore.

Zgjedhjet lokale janë nënshkruar më 6 gusht, ndërsa do të mbahen më 15 tetor.