Përditësuar 15:45:52
Mërkurë, 31 Gusht 2016
spacer
spacer

Boronica amerikane, rrushi dhe mështekna janë të dobishme për shëndetin e rrugëve urinare, kurse disa bimë të tjera është parë se parandalojnë lidhjen e baktereve patogjene për mukozën e organeve.

boronica500

Meqë gjatë verës infeksionet e traktit urinar janë goxha të shpeshta, nuk duhet harruar se bimët mjekuese mund të jenë tepër të dobishme. Bima më e dobishme për shërimin e infeksioneve urinare është boronica e kuqe, jo ajo evropiane, por amerikane.

Fryti i boronicës së kuqe amerikane (Vaccinium macrocarpon) është i pasur me vitaminë C, me karotenoide, minerale dhe me fibra dietetike. Po ashtu, ajo përmban edhe sasi të konsiderueshme të bio-flavonoideve, antocianinës, katekinës, thartirës elagjene, monosakarideve, etj. Por, ende nuk është zbuluar mekanizmi i veprimit të dobishëm të boronicës së kuqe te parandalimi dhe mjekimi i infeksioneve urinare. Supozohet se antocianinet dhe fruktoza parandalojnë lidhjen e baktereve patogjene në mukozën e traktit urinar. Zakonisht përdoret lëngu i boronicës së kuqe amerikane, i cili është i lirë dhe mund të gjendet në barnatore të ndryshme.

Zgjedhja e redaktorit

Han: Hap i rëndësishëm drejt përfundimit të krizës në Maqedoni

News image

Komisari për negociata për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han, në profilin e ti...

Partitë arritën marrëveshje për dalje nga kriza politike

News image

Partitë arritën marrëveshje për dalje nga kriza politike, informoi ambasadori amerikan...

Nga 6.000 denarë shtesë për hektar për prodhuesit e grurit

News image

Qeveria e Republikës së Maqedonisë e solli Rregulloren e cila parashikon 6.000 denarë ...

  • 7 ditë