Magazina

Tom Cruise rrëzohet gjatë xhirimeve të “Mission impossible 6”

Aktori i famshëm hollivudian Tom Cruise është lënduar gjatë akrobacisë në xhirimin e trilerit aksion “Mission impossible 6”, shkruajnë mediat e huaja.

tom-cruise-injured-mission-impossible-stunt-video-pp

Nuk është bërë e ditur nëse Cruise ka thyer ndonjë kockë ose të ketë pësuar lëndime të brendshme.

Aktori 55-vjeçar është i njohur se bën vetë akrobaci, shkruan Hollywood Reporter.

Vazhdimi i gjashtë i filmit të njohur është në regji të Christopher McQuarri, dhe përveç Cruise, aty luajnë edhe Henry Cavill, Rebecca Ferguson, Angela Bassett dhe Alec Baldëin.

Filmi pritet të dalë në kinema deri në korrik të vitit 2018.