Magazina

Ngrin një shtëpi në bregun e liqenit Ontario

Një shtëpi që ndodhet në bregun e liqenit Ontario në shtetin federal amerikan Nju-Jork, tërësisht është ngrirë për shkak të erës së ftohtë dhe valëve të mëdha të liqenit, të cilat tërë natën e kanë përplasur shtëpinë.

n1

Moti i ftohtë i jashtëzakonshëm, me reshje të mëdha borë dhe erë të fuqishme, e ka përfshirë gjithë atë rajon javën e kaluar.

Pamjen e jashtëzakonshme e ka vërejtur fotografi Xhon Kuko, i cili i ka publikuar fotografitë në rrjetet sociale.

n2

“Jam çuditur se sa njerëz konsiderojnë se këto fotografi janë montazhe ose se e kam spërkatur shtëpinë me shkumë”, deklaroi fotografi për BBC-në.