Magazina

Kjo është arsyeja përse duhet të shkëmbeni puthje?

Puthja është akti më natyrale mes njerëzve. Në përgjithësi tregon lidhjen dhe afersine tuaj me njerezit dhe partnerin për te treguar se ndiheni se e konsideroni atë të veçantë.

kiss

Megjithatë, nëse nuk e keni ditur, puthja me partnerin sjellë përfitime të shumta.

Puthja me partnerin djegë kalori

 

Është shumë i mahnitshëm fakti se puthja, e cila është aktivitet i thjesht që me siguri ju pëlqen, mund të ndihmojë në djegien e kalorive. Normalisht numri i kalorive të cilat i digjni nuk krahasohet me ato që i digjni kur vraponi për 30 minuta, por puthja është shumë më mirë sesa të mos lëvizni fare. Kur nuk bëni asgjë, ju e digjni një kalori për minutë, ndërsa kur putheni, ju i digjni dy deri në tri kalori për minutë.

 

Puthja është shpëtimtarja e fytyrës

 

Puthja mund t’ju ndihmojë të dukeni mirë. Jo vetëm që djegë kalori, por gjithashtu është ushtrim i mirë fizik për fytyrën. Puthja ndikon në forcimin e lëkurës, prandaj puthuni më shpesh për të parë ndryshme mahnitëse.

 

Puthja e zvogëlon stresin

 

Është puna, problemet financiare, fëmijët, dhe të gjitha problemet tjera në botë. Me siguri se ndiheni tejet e stresuar në fund të ditës, dhe kjo është si pasojë e hormonit të stresit, kortizolit. Por lajmi i mirë është se nuk duhet të merrni asnjë ilaç për t’u ndjerë më mirë. Thjesht duke u puthur për disa minuta, ju mund t’i zvogëloni aktivitetet e kortizolit, rrjedhimisht t’i zvogëloni nivelet e këtij hormoni. Kur i zvogëloni kto nivele, ju rrjedhimisht jeni më të shëndetshëm.