Magazina

DMX mund të përfundojë prapa grilave

DMX shkoi për vizitë tek familja e tij dhe mund të përfundojë në burg si rezultat i kësaj.

dmx_

Reperi është i liruar me kusht në lidhje me rastin për evazion fiskal, dhe njëri nga kushtet ishte që të lajmëronte gjykatësin në qoftë se largohet nga qyteti.

E ai është larguar nga New York për të vizituar familjen e tij në St. Louis, pa i treguar askujt.

Avokati i DMX, Murray Richman ka thënë që ai thjeshtë ka harruar ngaqë ishte tejet i preokupuar me udhëtimin.

DMX pritet që të paraqitet në gjykatë gjatë javës që vjen.

Ai po përballet me 14 akuza për shmangie të më shumë se 1 milion dollarëve në taksa.