Magazina

Di Aleksander, “Interzone” dhe Orlando Xhulis në Xhaz festivalin e Shkupit

Në xhaz-festivalin e Shkupit sonte do të performojë Di Aleksander, një prej vokalisteve më të talentuar dhe më të respektuar nga Çikago. Xhaz këngëtarja e njohur me kuartetin e saj vjen në Evropë vetëm për këtë koncert. Festivali e paralajmëroi si performuese, talenti i së cilës shtrihet në çdo zhanër muzikor, por në formë më të pastër pasqyrohet në muzikën xhaz.

133919027

Në karrierën e saj Di Aleksander ka pasur bashkëpunim të frytshëm me elitën e xhazit në Çikago: Remzi Luis, Orbert Dejvis, Nikoll Miçel, Ernest Dokins dhe shumë të tjerë: Albumi i saj  “Wild Is The Wind” nga viti 2009 (kushtuar Dajana Uashington, Nina Simon dhe Henri Haf) është vlerësuar për një prej dhjetë performimeve më të mira të xhazit në dekadën e parë të albumit të ri.

Para performancës së Di Aleksander në Operën dhe Baletin e Maqedonisë koncert do të ketë treshja “Interzone” e Mario Rom nga Austria i cili luan në trompë.

Интерзоне

Në programin e sotëm është edhe një prej dy koncerteve të mesnatës të këtij edicioni të festivalit – në Dansing sallën e Qendrës Kulturore të Maqedonisë do të performojë edhe muzikanti nga Nigeria Orlando Xhulius me bendin britanik “Heliocentriks”.

Орландо Џулиус

Albumi i tij nga vitit 1996  “Super Afro Soul” prej tij ka bërë yll kombëtar në Nigeri dhe muzikant me ndikim madje edhe në SHBA.