Magazina

Dhjetë vite pa Toshen, së shpejti album i ri me këngë të tij

Maqedonia dhe Ballkani sot e kujtojnë Toshe Proeskin, i cili në ditën e sotme, para dhjetë viteve, e humbi jetën tragjikisht në fatkeqësi komunikacioni afër Nova Gradishkës, rrugës për në Zagreb.

tose

Si edhe gjatë nëntë viteve të kaluara, 12 maratonistë nga disa qytete të Maqedonisë për nder të Toshes pardje e filluan maratonën nga Nova Gradishka dhe sot në mesditë duhet të arrijnë në Krushevë në prehjen e tij të përhershme.

Më pas në Shtëpinë përkujtimore të Toshes në Gumenje do të ketë program kulturor-artistik – rreth pesëmbëdhjetë studentë nga Universiteti “Goce Dellçev” nga Shtipi do të pikturojnë, të inspiruar nga jeta dhe vepra e Toshes, nxënësit nga SHF “Nikolla Karev” nga Krusheva do të interpretojnë recital poetik, ndërsa do të shfaqet edhe kori i gjimnazit të Krushevës “Naum Naumovski-Borçe”.

Fondacioni “Toshe Proeski” paralajmëroi album të ri nga fundi i nëntorit dhe fillimi i dhjetorit me këngë të Toshes të xhiruara në gjuhën angleze në studion e Endi Rajt në Londër. Në album do të ketë gjashtë këngë, mes të cilave edhe “Light the Flame” e cila ishte promovuar më 5 tetor në manifestimin “Bëhu edhe ti pjesë e qiellit yjor të Toshes”. Në album do të ketë edhe disa hite të vjetra të përpunuara të Toshes.

концерт за тоше

Jeta e Toshes përfundoi në vitin kur shënonte dhjetë vite karrierë të suksesshme dhe kur ajo filloi të bëhej ndërkombëtare. Por albumi në gjuhën angleze që e përgatiste, ishte promovuar në mënyrë posthumane (The Hardest Thing).

Todor Proeski – Toshe kishte lindur më 25 janar të vitit 1981 dhe talentin e tij muzikor e tregoi që si nxënës i klasës së pestë në festivalin “Bilbili i Artë” (1992) ku këndoi këngë në gjuhën vllehe. karrierën muzikore e filloi me fitore në “Melfest” në Prilep, në vitin 1997, dhe prej atëherë interpretonte në të gjitha festivalet e rëndësishme në vend dhe rajon, ndërsa në vitin 2004 e prezantoi Maqedoninë në Eurovizionin në Stamboll. Atë vit u bë edhe ambasador i UNICEF-it.

Publikoi shtatë albume – disa edhe të përkthyera në gjuhën serbe/kroate. I fundit – “Lojëra pa kufi” u promovua dy javë para fatkeqësisë, ndërsa koncertin e fundit, që ishte humanitar dhe për përmirësimin e kushteve në arsimin në Maqedoni, e mbajti në Stadiumin e qytetit më 5 tetor të vitit 2007.