Magazina

Bebe Rexha shkruan për Ariana Granden

Ariana Grande gjatë ditës së djeshme mbajti koncertin në stadiumin “Emirates Old Trafford”.

auto_maxresdefault1496645418

Ky koncert bamirësie u bë për hir të 22 viktimave që humbën jetën, dhe mbi 100 të plagosurve, në sulmin terrorist në koncertin e Ariana Grande në Manchester, transmeton Koha.net.

Për koncertin e mbrëmshëm të Ariana Grandes, shkroi edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha.

“Ajo që bëre mbrëmë ishte shumë e bukur. Kam qarë gjatë gjithë kohës. Për ty kam respektin maksimal. Fuqia e dashurisë dhe muzikës janë magjike. Zoti të bekoftë Ariana Grande, ty dhe gjithë viktimat dhe familjarët e tyre. Dashuria gjithmonë fiton”, ka shkruar Rexha në rrjetin e saj social Instragram.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on