Magazina

Angela Martini ‘digjet’ nga dielli (Foto)

Bukuroshja shqiptare Angela Martini di gjithmonë se si të tërheqë vëmendjen e fansave të saj.

angela2-e1502260148265-780x439

Aktualisht ajo është duke shijuar pushimet, ndërsa bashkë me të dashurin, Dragos Savulescu kanë zgjedhur Ibizan si destinacionin e tyre të radhës për pushime.

Por, duket se qëndrimi i tepërt në diell e ka lënë paka me pasoja në ‘djegie’ të lëkurës modelen e njohur shkodrane.

Mesa duket, Martini nuk ka qenë e kujdesshme edhe aq sa duhet, por pavarësisht kësaj, ajo duket gjithmonë bukur edhe me një pamje të tillë. /Telegrafi/